Rruga e Kosovës drejt KiE, Serwer: Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar Asociacionin Beogradit
Pas Kosova e kaloi me sukses testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, profesori i “Johns Hopkins University”, Daniel Serwer, ka thënë se "ka frikë se amerikanët ia kanë premtuar Beogradit Asociacionin", duke i komentuar ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, i cili tha se shpreson që më tutje nuk do të jetë kusht Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
"Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar ASMM Beogradit dhe nuk duan të bien në shpatat e tyre. SHBA nuk është Këshilli i Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fortë mes disa prej evropianëve, përfshirë Francën", tha ai.
I fear the Americans have promised ASMM to Belgrade and don't want to fall on their swords. The US is not @coe, but its influence will be strong among some of the Europeans, including France. https://t.co/afZsD8XMHg
— peacefare.net (@DanielSerwer) March 27, 2024