Rruga Deçan – Plavë, Kadrijaj i reagon ministri Aliu: Kthjellu ministër, nuk mbulohet dielli me shosh - NACIONALE

Rruga Deçan – Plavë, Kadrijaj i reagon ministri Aliu: Kthjellu ministër, nuk mbulohet dielli me shosh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili mbrëmë ka thënë se rruga Deçan- Plavë ka përfunduar.

Ajo ka thënë se ministri Aliu e ka thënë një të pavërtetë të madhe për këtë rrugë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se edhe punimet që jonë kryer në Qeverinë Haradinaj janë duke u dëmtuar.

“Minister Liburn, nuk me besohet qe ti mendon se rruga Deçan- Plavës është perfunduar, a ke qene ndonjehere ne ate vend Minister, lëre qe nuk është perfunduar rruga , por edhe ato punime qe jon kryer ne qeverinë Haradinaj sot janë duke u demtuar dhe kthyer ne pikën zero, e kjo do te thote kosto shtese per buxhetin e qe kap shifra milionshe. Kthjellu Ministër se nuk mbulohet dielli me shosh”, ka shkruar Kadrijaj.

Lajme të ngjashme