Rron Gjinovci mat 'pulsin' e popullit për nënshkrimin e mundshëm në Bruksel: Pro a Kundër? - NACIONALE

Rron Gjinovci mat 'pulsin' e popullit për nënshkrimin e mundshëm në Bruksel: Pro a Kundër?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Rron Gjinovci duket se çështjen e takimit të sotëm në Bruksel ku do të takohen kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq me ndërmjetësit evropianë kërkon që ta zgjidhë duke e kuptuar... disponimin e popullit.

Ai e ka bërë një sondazh në profilin e tij në Facebook, ku ka pyetur ndjekësit nëse janë Pro apo Kundër nënshkrimit në Bruksel nga ana e Kurtit.

Në fakt, ajo që është kërkuar nga Kurti në bazë të deklarimeve të ndërmjetësve evropianë është zyrtarizimi i pranimit të propozimit evropian, të cilin veçse e kishte pranuar dhe mbrojtur në parim.

Nga votat e deritashme në këtë sondazh, del se shumica e ndjekësve të Rron Gjinovcit janë kundër nënshkrimit.

Kujtojmë se Rron Gjinovci në vazhdimësi është shprehur kategorikisht mohues i çfarëdo mundësie që kryeministri Kurti të pranonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme