Rritje pagash e vende pune, Hamza shpalon zotime në Podujevë
Rritje pagash dhe vende pune, ishte boshti i asaj se çka premtoi në një takim zgjedhor në Podujevë, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
“Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza ka thënë se do të ketë më shumë mundësi për ndërmarrësi, vende pune me paga më të larta dhe më shumë shpresë e perspektivë për të rejat dhe të rinjtë, që jetën e tyre ta ndërtojnë në vendin tonë, jo diku tjetër”, ka thënë Hamza, siç citohet në komunikatë të PDK-së.
“Në këtë punëtori, disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pensioneve dhe pagave konform rritjes së çmimeve, tërheqja e investimeve të huaja, energjia alternative e të tjera”, thuhet ndër të tjera.