Rritja e pensioneve, Cakolli: Formë klasike e abuzimit me resurse publike për qëllime elektorale.
Në dritën e vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se secili vendim pas datës së zgjedhjeve “që përfshin rritje të pagave, pensioneve, ose dhënie të subvencioneve, tenderëve apo licensave (që nuk kanë qenë të parapara më herët) – është formë klasike e abuzimit me resurse publike për qëllime elektorale.”
Ai shtoi se “është e domosdoshme që qeverive t’u kufizohet vendimmarrja për çështje që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor.”
Postimi:
Pavarësisht rrethanave, secili vendim që merret pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, që përfshin rritje të pagave, pensioneve, ose dhënie të subvencioneve, tenderëve apo licensave (që nuk kanë qenë të parapara më herët) – është formë klasike e abuzimit me resurse publike për qëllime elektorale.
Është e domosdoshme që qeverive t’u kufizohet vendimmarrja për çështje që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor.