Rritja e numrit të rasteve me Covid, infektologu Ramadani tregon arsyet - NACIONALE

Rritja e numrit të rasteve me Covid, infektologu Ramadani tregon arsyet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në javët e fundit, ka pasur rritje të numrit të të prekurve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë regjistruar 393 raste të reja

Hamdi Ramadani, infektolog, thotë se numri i të infektuarve vjen si pasojë e mosvaksinimit dhe fluksit të madh të mërgimtarëve.

“Pse kjo rritje e infektimeve? Vaksinimi në vend nuk arriti nivelin e dëshiruar, nuk kaloi 62 përqindëshin e popullsisë që është pritur, si dhe ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë dhe tubimet e mëdha masive në restauronte, ahengjet, pa maska pa distancë, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate”, theksoi Ramadani në RTK.

“Mbrojta efektive arrihet pas 3 a 4 dozave të vaksinave, ndryshe me 1 ose 2 vaksina nuk ka mbrojtjen e dëshiruar”, deklaroi Ramadani.

Lajme të ngjashme