Rritja e çmimeve me pasoja tjera? Çokollata të mykura shiten në një fshat të Fushë Kosovës
Gazetës Nacionale i kanë ardhur informacione se në një fshat të komunës së Fushë Kosovës të quajtur Bardh i Madh janë shitur çokollata të mykura.
Telashet me rritjen e çmimeve mund të mos mbesin vetëm te rritja e çmimeve të produkteve, por të kalojnë edhe te ajo që nga ekspertët quhet shkrinflacion (zvogëlim apo ulje e cilësisë së produkteve) e në raste më të këqija edhe në shitje të produkteve të mykura.
Me anë të një fotografie dërguar njërit prej lexuesve tanë, një nga lexuesit tonë, i një fshati të Fushë Kosovës pretendon se në dyqanin e lokalitetit të tij janë shitur çokollata të mykura.
Emri i dyqanit është i njohur për redaksinë, dhe të cilin mund ta ofrojmë vetëm për organet përgjegjëse marrë parasysh që kemi të bëjmë me një biznes të vogël.
Rritja e çmimeve ka rritur presionin edhe ndaj bizneseve të vogla në vendin tonë, dhe si rrjedhojë e kësaj pasojat mund të jenë edhe më të rënda se vetëm për xhepin e qytetarëve.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë rastet kur hasin në produkte me afat të skaduar.