Rritet Qeveria: Kurti emëron edhe një zv. ministër, qëllon aktivist i VV-së - NACIONALE

Rritet Qeveria: Kurti emëron edhe një zv. ministër, qëllon aktivist i VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arbër Vokrri është emëruar zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Vokrrin zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatë.

I njëjti, është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas të dhënave që vetë ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Vokrri ka qenë Këshilltar Komunal në Komunën e Prishtinës.

Ai veç kësaj, është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ka kandiduar për asamblist në zgjedhjet e fundit lokale.

Lajme të ngjashme