Rritet numri i viktimave nga sulmi në spitalin e Gazës, komandanti izraelit urdhëron hetim - NACIONALE

Rritet numri i viktimave nga sulmi në spitalin e Gazës, komandanti izraelit urdhëron hetim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, institucion i udhëhequr nga Hamsi, ka thënë se numri i të vrarëve nga sulmi izraelit ndaj spitalit “Naser” në qytetin Khan Younis ka shkuar në 20.

Raportohet se në mesin e të vdekurve ishin katër gazetarë, përfshirë kontraktorë të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Fillimisht ishte raportuar për tetë të vrarë e më pas numri ishte rritur në 15.

Komandanti i ushtrisë izraelite, Gjeneral Lejtënant Eyal Zamir, ka dhënë urdhër për një hetim të menjëhershëm për sulmin ndaj spitalit që ndodhet në jug të enklavës, njoftoi ushtria izraelite, shkruan gazeta "The Times of Israel".

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë konfirmuar se ushtria kreu një sulm në atë pjesë.

“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit shprehin keqardhje për ndonjë lëndim ndaj të papërfshirëve dhe në asnjë mënyrë nuk drejton sulme nga gazetarët” – tha ushtria izraelite, duke shtuar se punon për ta “zvogëluar dëmin ndaj tyre, ndërkohë duke e garantuar sigurinë e forcave tona”.

Lajme të ngjashme