Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë - NACIONALE

Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Numri i azilkërkuesve në Kosovë është rritur këtë vit. Kjo pasi që 324 të huaj kanë kërkuar azil, më së shumti nga Maroku Siria e Afganistani.

Numri më i madh i këtyre azilkërkuesve tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovë.

Drejtori i Qendrës për Azil në Magure të Lipjanit, Fitim Zariqi ka folur për KosovaPress-in rreth qëndrimit të tyre në këtë qendër.

“Nga janari deri më tani kanë kërkuar azil, gjithsej 324 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare të vendeve të ndryshme. Prin Maroku, pastaj vjen Siria, Afganistani, Algjeria dhe vende të tjera, Tunizia, Egjipti, Bangladeshi, Jordania e Ukraina, e tjera. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, ose muajt e vitit të kaluar me këtë vit, na rezulton se ka një rritje të vogël, diku 7 ose 8 për qind, por që nuk vërehet. Edhe pse ka një rritje, në anën tjetër ka edhe largim të tyre nga Kosova. Sikur herëve të tjera edhe këtë vit, e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit për të kaluar në vende të tjera të BE-së dhe janë në kërkim të kushteve më të mira të punës”, ka thënë Zariqi.

Lajme të ngjashme