Rriten shkurorëzimet në Kosovë gjatë shkurtit
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për muajin shkurt 2026, të cilat tregojnë rënie të lindjeve, vdekjeve dhe kurorëzimeve, ndërsa numri i shkurorëzimeve ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me janarin.
Sipas raportit, gjatë shkurtit janë regjistruar gjithsej 2.002 lindje në Kosovë dhe jashtë saj. Prej tyre, 1.030 janë burra dhe 972 gra. Krahasuar me janarin 2026, numri i lindjeve ka rënë për rreth 13.3 për qind.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 901 raste vdekjesh, prej tyre 463 burradhe 438 gra, që paraqet një ulje prej 21.2 për qind në raport me muajin paraprak.
Raporti evidenton edhe rënie të numrit të kurorëzimeve. Në shkurt janë regjistruar 969 kurorëzime, ose 29.4 për qind më pak se në janar. Në anën tjetër, numri i shkurorëzimeve ka arritur në 135 raste, duke shënuar rritje prej 53.4 për qind.