Rriten rastet me koronavirus, mbi 1 mijë e 600 raste aktive
Në Kosovë vazhdojnë të rriten shifrat sa i përket koronavirusit. Si rrjedhojë numei I rasteve active në vendin tonë për momentin është 1 mijë e 602 raste.
Në 24-orët e fundit në vend janë shënuar edhe 258 raste të reja më këtë virus.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi janë shëruar 225,911, ndërsa kanë vdekur 3,140 persona.
Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 65 doza të vaksinës anti-COVID, ndërkaq numri total i dozave të administruara 1,830,937.