Rriten inspektimet, disa mjekë në tri klinika të QKUK-së nuk gjenden në punë gjatë orarit - NACIONALE

Rriten inspektimet, disa mjekë në tri klinika të QKUK-së nuk gjenden në punë gjatë orarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Shëndetësor ka intensifikuar inspektime në Klinikat e QKUK-së e spitalet e përgjithshme për të parë se a po respektohet orari i punës nga profesionistët shëndetësorë.

Siç raporton KosovaPress, nga këto inspektime, disa mjekë në Klinikën e Urologjisë, Klinikën Abdominale dhe të ORL-së nuk janë gjetur në vendin e punës.

Kjo është konfirmuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

“Deri me tani janë inspektuar 36 klinika për prezencën e profesionistëve shëndetësorë në punë. Nga inspektimet ka rezultuar se në kohen e inspektimit disa profesionistë shëndetësorë nuk kanë qenë në vendin e punës. Në shumicën e klinikave profesionistët shëndetësorë kanë qenë në vendin e punës duke përjashtuar tre klinika, Kirurgjia Abdominale, Klinika e Urologjisë dhe jemi në verifikim të rastit për klinikën e ORL. Për të gjitha këto të gjetura do te merren veprimet e duhura konform legjislacionit në fuqi. Inspektimet do të vazhdojnë edhe në institucionet e tjera shëndetësore pa marrë parasysh natyrën e tyre të financimit publike dhe private”, tha Osmanaj përmes një shkrese.

Lajme të ngjashme