Rrëzohet në Detin Baltik një aeroplan privat
Një aeroplan privat Cessna është rrëzuar në brigjet e Letonisë në rrethana misterioze.
Sipas BBC-së, avionët e NATO-s janë përpjekur të ndjekin fluturimin e çrregullt të aeroplanit që ishte nisur nga Spanja jugore.
Sipas disa raporteve, në avion ndodheshin katër persona dhe pritej që ai të ateronte në Koln, Gjermani, por në vend të kësaj ai ishte nisur për në Baltik.
Pilotët e NATO-s dhe zyrtarët suedezë që gjurmonin aeroplanin thanë se ata nuk mund të shihnin askënd në kabinë. Ndërsa, gazeta gjermane Bild tha se avioni kishte raportuar probleme me presionin e kabinës pas ngritjes dhe pas kalimit të gadishullit Iberik kishte humbur kontaktin.
E pas raportimeve se avioni ishte rrëzuar në det pranë qytetit letonez të Vetnspils, në vend janë dërguar shërbimet e shpëtimit nga Suedia dhe një helikopter i forcave ajrore lituaneze.
Reuters ka njoftuar se në vendin e rrëzimit janë duke shkuar edhe anijet e Marinës Letoneze dhe një traget Stena Line.