Rrëfimi i qytetares së helmuar në Malishevë: Mbrëmë kam qenë më keq - NACIONALE

Rrëfimi i qytetares së helmuar në Malishevë: Mbrëmë kam qenë më keq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lokali ku mbetën të helmuar afro 100 persona në Malishevë, tashmë është mbyllur dhe të gjithë pacientët kanë pranuar tretman.

Njëra nga pacientet ka thënë për KosovaPress se ka ngrën vetëm doner, gjatë ditës së mërkure.

Ajo gjithashtu ka treguar edhe për simptomat e para që i ka pasur.

“Të mërkurën e kam ngrënë një doner në ora 19:00. Simptomat janë bërë në ora 23:00 të natës. Prej të mërkurës jam kështu, mbrëmë kam qenë më keq, ethe, temperaturë, vjellje, bark qitje… kështu. Vetëm aty jemi helmuar pronari im, një punëtor dhe një punëtore që kemi ngrënë, të tretë dhe jemi helmuar. Nuk e di, vetëm doner, se çka ka pasur nuk e di. Si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë. Lokal që është midis rruge krejt pluhur bagerat. Ai nuk është lokal. Krejt pluhur në gojë e futim, nuk e di dje jam kanë më keq sot pak më mirë”, tha pacientja

Lajme të ngjashme