Infektimet në Malishevë, Vitia: Gjendja e të hospitalizuarave është e qetë dhe stabile - NACIONALE

Infektimet në Malishevë, Vitia: Gjendja e të hospitalizuarave është e qetë dhe stabile

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar për gjendjen shëndetësore të të infektuarve mbrëmë në Malishevë.

Ai ka bërë me dije se gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.

Sipas tij, në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK. Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar Vitia në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme