Rrëfimi i dhimbshëm i ushtarit të FSK-së për babanë e tij që i ra dëshmor - NACIONALE

Rrëfimi i dhimbshëm i ushtarit të FSK-së për babanë e tij që i ra dëshmor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëntogeri i FSK-së, Leotrim Mëziu, është rrëfyer për historinë e babait të tij, Rifat Mëziut, i cili kishte rënë dëshmor në pritën që i ishte bërë ushtarëve të UÇK-së që po sillnin armatim nga Shqipëria në Kosovë.

Në pritën që i ishte bërë në Pashtrik, në mesin e një dimri të acartë, kishin rënë dëshmorë 41 ushtarë të UÇK-së. Ata po sillnin armatimin më të sofistikuar që ishte sjellë në Kosovë deri atëherë për ushtarët shqiptarë që po luftonin kundër regjimit pushtues serb.

“Para se me shku te ajo, shumë prej shokëve të tij më treguan se si shkoi të marrë armë në Shqipëri e kështu. Cdo bisedë me të ishte se si të marrin armë më vonë. Si të bëheshin më shumë dëme armikut. U bë një grup prej Drenice dhe shkuan në Shqipëri që të armatosen. Ishin me Mujë Krasniqin. Nisen më 13 dhjetor me shumë armatim. Në kohë të acartë. Duke qenë ushtarak vet e di atë ndjenjë dhe vullnetin për atdheun. Cfare vullneti që të ngjiten Bjeshkës së Pashtrikut me tërë atë armatim. Është e paimagjinueshme”, tregon ai.

“Ka rënë më 14 dhjetor. Në Pashtrik të Likenit të Hasit. Ka qenë zv. Komandant i atij grupi prej 140 ushtarëve. Gjithmonë po ju referohem kolegëve të babit. Me shumë shokë të tij. Prej të gjitha viseve të Kosovës. Ka qenë armatimi më i sofistikuar që është futur deri atëherë. Me borën që ka kaluar mbi 1 metër. Mundem me thënë se ishte shumë vështirë dhe kanë qenë njerëz të zgjedhur ata që kanë rënë dëshmorë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme