Rrahmani: Qysh ka mundësi me bashkëpunu me dikë që të quan bashkëpunëtorë të Radojiçiqit e Serbisë? - NACIONALE

Rrahmani: Qysh ka mundësi me bashkëpunu me dikë që të quan bashkëpunëtorë të Radojiçiqit e Serbisë?

4 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur nga rradhët e grupit parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e takimeve me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik në vend.

Ai është shprehur se nuk sheh bashkëpunim me dikë që të quan bashkëpunëtor të Serbisë.

“Qysh ka mundësi një deputet me shku me bashkëpunu me një deputet tjetër ose kryeministër që në fushatë, ati e quan bashkëpunëtorë të Radojiçiqit, bashkëpunëtorë të Serbisë, kriminelë, vrasës, dhe unë me shku me bashkëpunu me të a?” – ka thënë Rrahmani.

Lajme të ngjashme