Rrahmani: Mimoza nuk e ndjen çmimin e derivateve se lëviz me vetura zyrtare, TVSH dhe akciza duhet të hiqen
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i ka reaguar ministres Mimoza Kusari-Lila.
Ai ka thënë se duhet të hiqet akciza dhe TVSH-ja.
Postimi:
Mimoza Kusari, ka disa muaj që lëviz me automjete zyrtare, ndërsa shpenzimet për derivate mbulohen nga buxheti i shtetit. Për këtë arsye, duket se nuk e ndjen rritjen e çmimeve të derivateve, pasi prej kohësh nuk paguan nga xhepi për karburantin e automjeteve që përdor.
Heqja apo rimbursimi i vlerës së TVSH-së dhe akcizës është i domosdoshëm, në mënyrë që të mos shtrenjtohen buka, vaji, qumështi dhe çdo produkt bazik në vendin tonë.
Vendi do të ketë pasoja ekonomike dhe sociale!