Rrahmani kundër Kurtit: Jemi të vetmit në Ballkan ku kryeministri del në Paradë të Krenarisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për daljen e tij në Paradën e Krenarisë.
Ai ka thënë se aktivitet është i panevojshëm dhe se Kosova është i vetmi vend në Ballkan ku marrin pjesë kryeministri e ministrat.
“Si aktivitet është shumë i panevojshëm, kemi mbetur i vetmi vend në Ballkan që edhe me pjesëmarrje të kryeministrit e ministrave e bëjmë. I nivelit të tillë, kur kemi pjesëmarrje të tilla të kryeministrit në rajon nuk ka.” – ka thënë ai në ATV.
Kujtojmë se Rrahmani është edhe kundër Projekligjit për Shëndetin Riprodhues dhe për Kodin Civil.