Rrahman Jasharaj e quan të “asgjëdijshëm” Dimal Bashën: Bën propagandë kundër minatorëve - NACIONALE

Rrahman Jasharaj e quan të “asgjëdijshëm” Dimal Bashën: Bën propagandë kundër minatorëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrahman Jasharaj, kryesindikalist i SBAShK-ut, ka shkruar një shkrim të gjatë për vizitën e tij në Trepçë, ku minatorët e saj po grevojnë në kërkim të kushteve më të mira të punës.

Në shkrimin e tij, Jasharaj është marrë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me deputetin e VV-së, Dimal Basha, i cili dje shkroi se pagat e minatorëve janë më të mëdhat në rajon.

Jasharaj e ka quajtur Bashën si i “asgjëdijshëm”.

“Kryeministër, ti nuk ke kohë për minatorët, por dërgoje këtë farë Dimal Bashën, që është i asgjëdijshmi, e që bën propagandë kundër minatorëve grevistë për pagat e tyre.” – theksoi Jasharaj.

Lajme të ngjashme