Rrahje mes të miturve në Lipjan, arrestohen katër
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të mitur në Lipjan.
Ata dyshohen se kanë sulmuar dy të mitur të tjerë.
Të dyshuari janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Haradin Bajrami, Lipjan 07.05.2024 – 13:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.