Rrahje mes dy kirurgëve në QKUK - NACIONALE

Rrahje mes dy kirurgëve në QKUK

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një incident ka ndodhur sot brenda objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dy punonjës shëndetësorë, saktësisht dy doktorë, kirurgë janë rrahur mes vete.

Lajmin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga QKUK të cilët kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk kemi detaje shtesë lidhur me shkaqet”, kanë thënë nga QKUK.

Lajme të ngjashme