Rrahje masive: 10 burra të dehur përleshen në Llapnasellë - NACIONALE

Rrahje masive: 10 burra të dehur përleshen në Llapnasellë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

10 persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Këta persona kanë dalur pozitiv në testin për alkool.

Njoftimi:

Dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur në mes vete, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast u është bërë alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme