Rrahen mes veti një çift në Prishtinë, trajtohen nga mjeku e pastaj arrestohen
Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh.
Në këtë raport është raportuar edhe një rast i dhunës në çift. Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi kanë sulmuar njëri-tjetrin.
“Prishtinë 19.01.2024 – 15:28. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë (të cilët ishin duke bashkëjetuar), pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – shkruhet aty.