Rozeta Hajdari tenton ta demantojë Nacionalen, por e pranon drejt se nuk e mban mend as çmimin - NACIONALE

Rozeta Hajdari tenton ta demantojë Nacionalen, por e pranon drejt se nuk e mban mend as çmimin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rozeta Hajdari e ka komentuar skandalin e publikuar dje nga Nacionale, e që kishte të bënte me çmimin për të cilin pagoi Qeveria e Kosovës për një ton grurë, që në fakt ishte më i shtrenjtë sesa ai i tregut.

Siç edhe mund ta shihni në vegëzën gjegjëse, Nacionalja ka zbuluar se Qeveria Kurti II, në muajin mars i bleu 3 mijë tonë grurë nga një furnitor i brendshëm.

Çmimi për një ton ishte 549 euro. Por, për kompanitë vendore që kishin blerë grurë në po të njëjtin muaj, çmimi mesatar kishte qenë 334 euro.

Këto dokumentime, Hajdari tentoi t'i demantojë, por "fatkeqësisht" nuk e dinte çmimin për një ton grurë, duke u arsyetuar me faktin se për atë çështje kishte negociuar një komision, e jo ajo vetë.

"Si është e vërtetuar ajo? A keni ndonjë evidencë? Dikush e ka shpikur atë tabelë. Ky dokument nuk e ka asnjë referencë, asnjë vulë dhe asnjë llogo. Ai dokument është një tabelë e dizajnuar, unë nuk e di nga kush dhe ai dokument sjell disa numra, pa asnjë burim, as nga ASK, as nga Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë. Ju mund t'i shikoni çmimet nga doganat", tha fillimisht Hajdari.

Ndërsa kur u pyet nga gazetari se me sa e kanë blerë një ton gruri, ajo mbeti, për më tepër e pranoi se nuk e mban në mend.

"Atëherë është formuar një komision që ka negociuar direkt dhe e kanë blerë tonelatën sipas çmimit në treg, nuk e mbaj në mend të them drejtë, sepse nuk e kam negociuar unë", tha ndër tjerash ajo në Kanal10.

Lajme të ngjashme