Rozeta Hajdari me status të çuditshëm, thotë se një gazetar ia zuri rrugën dhe i bëri pyetje me presion
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë një status të çuditshëm.
Ajo ka treguar se sot në shesh një person ia ka zënë rrugën, duke më bërë pyetje me presion.
Në profilin e saj në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se pyetjet kishin të bënin për mos nënshkrim të kontratës me një operator ekonomik.
“Sot një person me sjellje jo profesionale, pa u prezantuar se kush është apo cilën organizatë përfaqëson më zuri rrugën në shesh, duke më bërë pyetje me presion, për mos nënshkrim të kontratës me një operator ekonomik. Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me shumë funksione, janë shumë kontrata të nënshkruara me operatorët ekonomik, andaj unë nuk e kisha parasysh se për çfarë kontrate bëhej fjalë”, ka shkruar ajo.
Tek në fund të statusit, ajo tregon se personi në fjalë ishte gazetar.
“Natyrisht unë vazhdova ecjen, edhe pse ai me veprimet e sjelljet e tij jo etike, më pengoi edhe gjatë ecjes sime nëpër shesh, afër ndërtesës së Qeverisë. Kjo padyshim që s'ka të bëj asgjë me gazetarinë etike e profesionale”, ka shkruar Hajdari.