Roja Revolucionare e Iranit kërcënon me kundërpërgjigje “të shpejtë e vendimtare” ndaj sulmeve amerikane - NACIONALE

Roja Revolucionare e Iranit kërcënon me kundërpërgjigje “të shpejtë e vendimtare” ndaj sulmeve amerikane

1 orë më parë

nga NACIONALE

Roja Revolucionare e Iranit tha se kundërpërgjigjja e saj ndaj sulmeve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të jetë “e shpejtë dhe vendimtare”, raporton televizioni shtetëror iranian.

Forca elite e ushtrisë iraniane tha se sprapsi një sulm nga Shtetet e Bashkuara kundër Ishullit Sirik, i cili ndodhet në brigjet e Ngushticës së Hormuzit, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Më herët të premten, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se kishte kryer sulme ndaj objektivave iraniane si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një anijeje tregtare që po kalonte transit nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ushtria amerikane tha se ky sulm qartazi e shkeli armëpushimin.

Ndërkohë, më herët të premten në Uashington, Libani dhe Izraeli e nënshkruan kornizën e një marrëveshjeje që e parasheh tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite nga pjesa jugore e Libanit.

Konflikti mes Izraelit e Hezbollahut shpërtheu pak ditë pasi forcat izraelite dhe amerikane kishin nisur sulme ndaj Iranit, në fund të shkurtit të këtij viti.

Lajme të ngjashme