Rohde thotë se Kurti dhe Vuçiq javën tjetër do të jenë në Davos, nuk dihet nëse do të ketë takim në mes tyre
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botërorë në Davos të Zvicrës, i cili do të mbahet nga 15 deri më 19 janar.
Ai nuk ka treguar nëse do të këtë një takim të mundshme në mes të dy liderëve, por ka thënë se ndihet i kënaqur që Kurti dhe Vuçiq do të jenë prezent në këtë forum.
Në llogarinë e tij në “X”, diplomati gjerman ka shkruar se temat që do të diskutohen në këtë forum do të reflektojnë edhe mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë - Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, ka shkruar Rohde.
Next week, this year's @wef in Davos will kick off! With all key themes being relevant, "Achieving Security & Cooperation in a Fractured World" particularly resonates for 🇽🇰, the 🇽🇰-🇷🇸 dialogue, & the entire WEB-region. Glad to see both @albinkurti & @avucic will be present. https://t.co/HeMFXOrM1C
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 12, 2024
Deri me tani palët nuk kanë treguar se mund të ketë ndonjë takim të mundshëm në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.