Rohde pret në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër BE-së - NACIONALE

Rohde pret në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër BE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar takom me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Oravi bëri të ditur në X se gjatë takimeve ka pasur një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh me të dy ambasadorët.

“Pata një shkëmbim të shkëlqyer mendimesh me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe me Ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj”
, ka shkruar ai.

Rohde ripostoi fjalët e shefit të Zyrës së BE-së duke e falënderuar për vizitën.

“Faleminderit për vizitën tuaj sot Aivo Orav. Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rohde.

Lajme të ngjashme