Rohde kritikon Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të ekipit menaxhues - NACIONALE

Rohde kritikon Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të ekipit menaxhues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se pret nga dy palët si Kosova ashtu edhe Serbia që të implementojnë marrëveshjet si për Asociacionin ashtu edhe për organizatat ndërkombëtare.

“Presim që dy palët të punojnë në mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, urgjenca është më madhe, kemi një luftë në Evropë. Kemi një pako dhe dy palët duhet të punojnë në mirëbesim.” – ka thënë ai.

Rohde ka folur për zgjedhjet që janë mbajtur në veriun e Kosovës, që sipas tij nuk janë zgjidhje afatgjate.

“Nuk mendoj se është fundi i tregimit, duhet të gjejmë një zgjidhje.” – ka thënë Rohde në një intervistë për RTK.

Për takimin e mbajtur më 2 maj në Bruksel, Rohde ka thënë se vlerëson fillimin e dialogut rreth implementimit të marrëveshjeve.

“Ky është hap pozitiv, jemi shumë larg të natyrës së Asociacionit, Gjermania mbështet Kosovën.” – ka shtuar ai.

Diplomati gjermani ndër të tjera ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit megjithatë Gjermania do të vazhdojë të mbështes implementimin e plotë të gjitha marrëveshjeve që janë pranuar dhe nënshkruar në Bruksel, pro po ashtu që të mbështesim Kosovën. Gjithmonë e kemi thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.” – ka thënë ai.

Në fund ambasadori gjerman e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të ekipit menaxhues, duke thënë se vendimi i sotëm nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit.

Lajme të ngjashme