Rohde: Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, themeli i kësaj është sundimi i ligjit
“Një kornizë më e mirë ligjore për t’u përgatitur për përafrim me acquis të BE-së”, ishte tema që u dirkutua në panelin e dytë të konferencës për mbyllëse të projektit EUKOJUST.
Gjatë ditkustimeve në këtë panel është theksuar rëndësia e sundimit të ligjit në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, pohoi se sundimi i ligjit është themeli i integrimit në BE.
“Sektori i drejtësisë nuk është pa sfida kjo kërkon punë, ne duhet të punojmë se bashku me ndërtimin r institucioneve, pavarësia efikasiteti i drejtësisë, është thelbësor, Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, dhe themeli i kësaj është sundimi i ligjit. Si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, më lejoni të nënvizojë se ne vazhdojmë të përkrahim Kosovën”, tha ai, raporton Ekonomia Online.