Rohde i kundërpërgjigjet Qeverisë Kurti për shpronësimet në veri: S’jemi këtu për të ndëshkuar
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, i është kundërpërgjigjur Qeverisë së Kosovës në lidhje me shpronësimet në veri të vendit.
Sipas Rohdes, QUINT-i nuk është për të ndëshkuar, por për të mbështetur.
Tutje, ambasadori gjerman ka cituar një paragraf të juristëve eminentë të Këshillit të Evropës.
“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT/BE/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i Juristëve Eminentë të KiE-së: ‘Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare” –ka shkruar Rohde në “X”.