Robertson: E dënoj pa rezerva sulmin terrorist në Bajnskë, s’ka rrezik për luftë të re në rajon - NACIONALE

Robertson: E dënoj pa rezerva sulmin terrorist në Bajnskë, s’ka rrezik për luftë të re në rajon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson ka thënë se e dënon pa rezerva sulmin terrorist në Bajnskë të Zveçanit.

Në një prononcim për “Kosova Press” ai ka thënë se duhet të ndryshojë imazhi i Ballkanit Perëndimor nga një zonë problematike, në diçka që kontribuon në sigurinë evropiane.

Duke folur për mundësinë e një lufte të re në rajon, ai është shprehur se nuk ka rrezik për këtë, megjithatë, tha se ëshë i shqetësuar se në rast të suksesit të Rusisë në pushtimin e Ukrainës, Ballkani Perëndimor mund të bëhet një zonë ku presidenti rus, Putin do të bëjë telashe.

“Nuk besoj se ekziston rreziku i luftës në Ballkan, por Rusia po ndërhyn në këtë rajon ashtu siç po sulmon Ukrainën. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që vendet evropiane të bashkohen për të siguruar që Putini të mos ketë sukses në Ukrainë. Nëse ai ka sukses në Ukrainë, atëherë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë tjetër ku ai do të bëjë telashe.” – ka thënë ai.

Mes tjerash, ai citohet se ka folur edhe për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, gjë për të cilën ka thënë se do të sillte paqe të qëndrueshme në rajon.

Lajme të ngjashme