Rizvanolli tregon kur do të nis të zbatohet marrëveshja me MCC-në - NACIONALE

Rizvanolli tregon kur do të nis të zbatohet marrëveshja me MCC-në

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar se 18 deri në 24 muaj pas ratifikimit në Kuvend, do të nis zbatimi i marrëveshjes me MCC-në.

Ajo ka bërë të ditur se duhet të bëhen analiza shtesë, e të gjendet lokacioni për bateritë.

“Zbatimi i projektit zyrtarisht fillon 18 deri në 24 muaj pas ratifikimit, ratifikimi është bërë në kohë rekorde, më shumë se një muaj më herët sesa është planifikuar. Puna nuk do të fillojë menjëherë, gjatë 18 muajve në vijim do të krijohen parakushte, do të bëhen analiza shtesë, lokacioni për bateritë veçse është caktuar, do të vazhdojë puna në parapërgatitjet për zhvillimin e programeve të trajnimeve, do të selektohet institucioni partner. Me fillimin e zbatimit të projektit, mund të fillojë prokurimi i baterive, po flasim për 2-3 vjet deri në kohën kur t’i kemi bateritë e instaluara”, është shprehur ministrja Rizvanolli në konferencën për media.

Nga kjo marrëveshje, Kosova ka përfituar mbi 200 milionë euro.

Lajme të ngjashme