Rizvanolli ia përmend të mirat Shqipërisë: Iu dhamë 121 mijë MWh rrymë, po ua marrim më pak se 1 mijë - NACIONALE

Rizvanolli ia përmend të mirat Shqipërisë: Iu dhamë 121 mijë MWh rrymë, po ua marrim më pak se 1 mijë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se KEK deri më sot ia ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh energji elektrike.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova po ia merr Shqipërisë më pak se 1 mijë MWh, për t’i evituar reduktimet.

“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë”, ka thënë tutje ajo.

Ky reagim i Rizvanollit, vjen pas kritikave të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me menaxhimin e krizës energjetike.

Lajme të ngjashme