Rizvanolli frikësohet nga irritimi i qytetarëve, tenton ta bëjë redaktoren: Nuk e kuptoj këtë gazetari - NACIONALE

Rizvanolli frikësohet nga irritimi i qytetarëve, tenton ta bëjë redaktoren: Nuk e kuptoj këtë gazetari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Artane Rizvanolli, e cila e mban në mënyrë të kundërligjshme pozitën e Ministres së Ekonomisë, duket se frikësohet që irritimi i qytetarëve nga rritja e çmimit të energjisë.

Ajo ka reaguar ndaj një titulli që media Kllaxo.com ka vendosur për konferencën që e ka mbajtur dje.

Duke tentuar të bëj redaktoren, ajo ka thënë se nuk e kupton këtë gazetari.

Në profilin e saj në “Facebook”, Rizvanolli ka shkruar se media në fjalë nuk ka prezantuar çështjet për të cilat është pyetur në konferencë.

“Për 30 min konferencë kam trajtuar rreth 10 pyetje të gazetarit të Kallxo.com të cilat do t'u interesonin publikut. Për titull, e paskan nxjerrë të vetmen gjysmë-fjali që ka mundur të irritojë qytetarët. Ndërsa shumë prej çështjeve që gazetari me ngulm e ne nervozë insistoi t'i bënte, nuk janë publikuar fare. Nuk e kuptoj këtë gazetari, por për ju që dëshironi të dini çfarë kam thënë përnjëmend, ju ftoj ta shihni konferencën”, ka shkruar Rizvanolli.

Lajme të ngjashme