Rizvanolli: 740 euro kushton 1 ton pelet, vitin e kaluar ishte 180 euro - heqja e TVSH-së s'ka efekt
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar që të votohet Projekligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ajo ka thënë se çmimi i peletit ka kushtuar 180 euro vitin e kaluar teska këtë vit është 740 euro.
Rizvanolli ka kundërshtuar propozimet e partive opozitare për heqjen e TVASH-së për produktet bazike pasi sipas saj nuk mund të ketë efekt.
“Çmimi i peletit ka kushtuar 180 euro tash kemi mese katërfishim të çmimit ndërkohë çmimi i prodhimit është nën 200 euro. Heqja e TVSH-së që po e propozoni nuk ka të bëjë me këtë dhe nuk mund të ketë efekt në një kohë kur kemi të bëjmë me një keqpërdorim të krizës. Ajo do të funksiononte në një kohë normale."
"Ju lutem ta votoni këtë ligj sa më herët që është e mundur ju lutem të mos e vononi më tepër dhe votojeni sot menjëherë”, ka thënë Rizvanolli në Kuvendin e Kosovës.
