Rivanolli tha 64 €/MWh, Ajvazi : Tregoje të vërtetën për faturën përfundimtare, çmimi në bursë është vetëm një gjë
Deputetja e Vetëvendosjes, Artane Rizvanolli tha se KEK-u si furnizues fundor ka siguruar çmim mesatar për 64 euro për megavat/orë – për çka i bëri thirrje ndërmarrjeve të furnizohet “në afat sa më të shkurtër” si pasojë e hyrjes në fuqi të të ashtuquajturit “treg të lirë” të energjisë.
Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor shpjegoi se e vërteta qëndron ndryshe – se faturës përfundimtare të bizneseve i shtohen shumë e shumë kosto të tjera, dhe se çmimi në bursë është vetëm një gë.
Postimi i Ajvazit:
Qytetarët dhe bizneset po keqinformohen duke u thënë se “çmimi i energjisë është sa në bursë”. Por e vërteta është shumë më ndryshe!
Çmimi i energjisë në ALPEX është vetëm një komponent. Në faturën përfundimtare të konsumatorit shtohen:
✅ Kostoja e transportit ndërkufitar
✅ Kostoja e disbalancave
✅ Kostoja për energjinë e ripërtëritshme (BRE)
✅ Tarifat për KOSTT dhe KEDS
✅ Marzha e fitimit e furnizuesit (minimum 10%)
✅ TVSH 8%
Kërkojmë transparencë të plotë. Tregoni të vërtetën për çmimin real të energjisë!
Çmimet në tregun e lirë janë fluktuive. Vetëm për informatën tuaj çmimi i sotëm në ora 21 në ALPEX arrin deri në 280€ megavati.
Grafiku në vijim e tregon më së miri lëvizjen e çmimeve të sotme në ALPEX