Rivali i Erdoganit: Jemi përpara - NACIONALE

Rivali i Erdoganit: Jemi përpara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Turqia sot ka mbajtur zgjedhjet presidencial dhe parlamentare, të cilat janë mbyllur pak orë më parë.

Përderisa numërimi është duke vazhduar, kandidati i opozitës turke për president, Kemal Kilicdaroglu ka reaguar në Twitter.

Jemi përpara.” – ka shkruar Kilicdaroglu.

Më herët Mediumi Al Jazeera duke ju referuar Anadolu Agency ka njoftuar se janë numëruar 17 për qind të votave.

Rezultatet fillestare të votimit tregojnë se Erdogan është përpara rivalit.

Rezultatet tregojnë se Erdogan është përpara me 56.67 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu me 37.41 për qind.

Kiliçdaroglu është kandidati nga 6 partitë e koalicionit të madh opozitar, Aleanca Kombëtare, për të cilin është kandidatura e parë e tij për presidencë kundër Erdoganit.

Lajme të ngjashme