Numërohen 17 për qind të votave në Turqi, prin Erdogani
Ka kaluar më shumë se një orë që janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare e presidenciale që po mbahen në Turqi.
Mediumi Al Jazeera duke ju referuar Anadolu Agency ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 17 për qind të votave.
Rezultatet fillestare të votimit tregojnë se Erdogan është përpara rivalit.
Rezultatet tregojnë se Erdogan është përpara me 56.67 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu me 37.41 për qind.
Sipas ligjit turk, raportimi i çfarëdo rezultati është i ndaluar deri në orën 21:00 të kohës lokale, mirëpo ky ndalim u hoq nga bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë.