Rikthimi i vizave, Rama thumbon Berishën: Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen
Ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme se Shqipërisë mund t’i vihet përsëri regjimi i vizave nga Bashkimi Evropian.
Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili i ka quajtur thashetheme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka mohuar një gjë të tillë, Rama ka thumbuar kreun opozitar Sali Berisha, i cili ishte shpallur si person nongrata nga ShBA-ja.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, shkroi Rama.
Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba
— Edi Rama (@ediramaal) October 18, 2022