Rezultatet në PISA, Sherifi kritikon Qeverinë: Nuk e kanë mendjen te mësimi, por te largimi nga “Shteti i Përkohshëm”
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka komentuar rezultate e dobëta të Kosovës në testin PISA.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për këto rezultatet.
Sipas tij, partia në pushtet nuk i ka mend te mësimi, por te largimi nga “Shteti i Përkohshëm”.
“Natyrisht në fund, sepse, fatkeqësisht, shumica nuk i ka mend te mësimi por te largimi nga “Shteti i Përkohshëm” në një shtet të përhershëm, si Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Austria etj!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.