Rexhaj merr mësim nga Dejona Mihali: I fut ‘në thumb’ gjyqtarët e PZAP-së që vendosin për Listën Serbe
Ashtu si Dejona Mihali kishte publikuar emrat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tani bën deputeti Arbër Rexhaj me gjyqtarët e PZAP-së, që do të marrin vendimin përfundimtar për Listën Serbe..
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka publikuar listën me anëtarë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili do të vendosë dhe certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale ose jo.
“Fatin e Kosovës tash e kanë në dorë 3 – që zgjedhen me short– nga këta 10 gjyqtarët e PZAP. A po e njihni ndonjërin?” – shkruan Rexhaj dhe postimit ia ka bashkangjitur linkun e PZAP-së me emrat e gjyqtarëve të këtij institucioni.

Kujtojmë se ngjashëm kishte vepruar edhe Komisarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, e cila kishte publikuar emrat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke i lidhur ata me ish-opozitën.