Rexhaj i VV-së i reagon opozitës: Po vajtoni edhe tash që Kurti po punon me aleatët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj i ka reaguar opozitës duke thënë se ka vajtuar me akuzën që kryeministri Albin Kurti nuk po bashkëpunon me aleatët e Kosovës dhe që po rrezikon aleancat strategjike.
Rexhaj është shprehur se tashmë që Kurti është duke punuar me aleatët ka nisur vaji tjetër.
Ai tutje ka thënë se hall me punu me aleatët dhe hall mos me punu.
“Me muaj të tërë opozita ka vajtuar me akuzën që kryeministri Kurti nuk po bashkëpunon me aleatët e Kosovës dhe që po rrezikon aleancat strategjike. Tani që kryeministri po punon me aleatët ka nisur vaji tjetër. Hall me punu me aleatët dhe hall mos me punu. Opozitë, vendosni cili është qëndrimi juaj! Apo në Kosovë vërtet s'ka opozitë, por vetëm oportunistë. Apo mbase i ka kapur frika që kryeministri Kurti po krijon aleancë me ndërkombëtarët për ta ruajtur Republikën dhe kushtetutën? Flini rehat, asgjë që bie ndesh me kushtetutën, parimet tona, asgjë, as edhe një presje.” – ka shkruar Rexhaj në Facebook.
