Rexhaj i VV-së: Barrikadat hiqen së shpejti, KFOR-i ka kërkuar afat nga Qeveria për largimin e tyre - NACIONALE

Rexhaj i VV-së: Barrikadat hiqen së shpejti, KFOR-i ka kërkuar afat nga Qeveria për largimin e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka kërkuar kohë nga Qeveria e Kosovës për largimin e barrikadave në veri të vendit..

Rexhaj tha në RTV Dukagjini se nuk do të presin në “përhershmëri” nga KFOR-i për largmin e barrikadave, por që do të mirëkuptojnë pozicionin e tyre.

“Në bashkëpunim me ndërkombëtaret, në komunikim gati të përditshëm kërkojmë që këto barrikada të a largohen. KFOR-i ka kërkuar afat nga Qeveria për largimin e barrikadave. Për të qëndruar më gjatë duhet më pas rezistencë, rezistenca është duke rënë dhe kjo rezistencë që ka mbetur është kriminale. KFOR ka kërkuar nga ne kohe që vete t’i largojë ato barrikada”, tha deputeti Rexhaj.

Deputeti tha se është çështje ditësh apo javësh deri sa të largohen barrikada në veri Kosovës.

Lajme të ngjashme