Revista e njohur franceze zbulon se ish-redaktori i saj ishte spiun i KGB-së për 35 vjet - NACIONALE

Revista e njohur franceze zbulon se ish-redaktori i saj ishte spiun i KGB-së për 35 vjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Revista e njohur franceze, “L’Express”, ka zbuluar se ish-redaktori i spikatur i saj, Philippe Grumbach, ka qenë spiun i KGB-së sovjetike për 35 vjet.

Grumbach ishte figurë e rrënjosur jashtëzakonisht mirë në shoqërinë franceze me dekada, raporton televizioni BBC.

Ai cilësonte presidentë, aktorë e gjigantë letrarë si miq të ngushtë. Grumbach ishte figurë legjendare në gazetari që i dha formë drejtimit editorial të njërit prej botimeve më të suksesshme në Francë.

Kur ai vdiq më 2003, ministri i atëhershëm i Kulturës, Jean-Jacques Aillagon, kishte thënë se Grumbach kishte qenë “njëri nga figurat më të paharrueshme e më të respektuara në mediat franceze”.

Megjithatë, ai ishte edhe “Brok”, spiun i KGB-së së Rusisë. KGB-ja (Komiteti i Sigurisë Shtetërore) ishte agjencia kryesore e sigurisë e Bashkimit Sovjetik nga marsi i vitit 1954 deri në dhjetor të vitit 1991.

Dëshmi të gjera për jetën e dyfishtë të francezit mund të gjenden në të ashtuquajturat arkiva të Mitrokhinit, sipas emrit të majorit sovjetik që kishte nxjerrë mijëra faqe dokumente nga arkivat sovjetike dhe i kishte dorëzuar në Britani më 1992.

Lajme të ngjashme