Restelica thotë se nuk u shkarkua por dha dorëheqje nga pozita e të parit në “Parking Prishtina” - NACIONALE

Restelica thotë se nuk u shkarkua por dha dorëheqje nga pozita e të parit në “Parking Prishtina”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka deklaruar se nuk është shkarkuar por ka ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij që kishte.

Ndonëse, sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ata e kanë shkarkuar atë nga pozita, pas një mbledhje që është mbajtur sot nga Bordi i Drejtorëve të “Prishtina Parking”.

“Ashtu si e do rregulli, njoftimi për dorëheqje, shkarkim apo të ngjashme, së pari i bëhet personit për kënd i drejtohet apo organit që të ka zgjedhur, e tek pastaj mediave dhe palëve të interesuara”, shkruan Restelica.

Ish-kreu i “Parking Prishtina” dha se dorëheqjen e tij e ka dorëzuar të premtën e 19 gushtit.

“Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njëjtën e kam protokolluar pranë zyrës përkatëse të kompanisë ku kam kryer funksionin. Arsyet e dorëheqjes veçse janë të theksuara në akt-dorëheqjen. Sot, u trumbetua nëpër media për kinse shkarkimin tim në orët e vona të mbrëmjes. Nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ime ishte e parevokueshme”, ka thënë Restelica në Facebook.

Ai ka shtuar se për të ruajtur reputacionin dhe dinjitetin e tij do t’i shikojë mundësitë ligjore për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe kolegëve të ndërmarrjes publike.

Lajme të ngjashme