Rënia e shitblerjeve të banesave, Rukiqi: Fajet i ka Qeveria - NACIONALE

Rënia e shitblerjeve të banesave, Rukiqi: Fajet i ka Qeveria

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, është shprehur i shqetësuar me grafikonin e publikuar nga Instituti GAP, i cili tregon për rënia e shitblerjeve të pronave banesore në vitin 2022.

Ai ka thënë se grafikonon jep indikacione të qarta për gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Kosovë, në dy vitet e qeverisjes të pushtetit aktual.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se çdo trend negativ në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive ka efekte zinxhirore në shumicën e sektorëve të tjerë.

Grafikoni i publikuar nga Instituti GAP, na jep indikacione te qarta, per gjendjen e perkeqesuar ekonomike ne Kosove, ne dy vitet e qeverisjes te pushtetit aktual. Ne kete grafikon, ilustrohet renia e shitblerjeve te pronave banesore ne vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Ne baze te informatave nga sektori i ndertimit dhe patundshmerive, i njejti trend negativ ka vazhduar edhe kete vit. Çdo trend negativ ne sektorin e ndertimit dhe patundshmerive, ka efekte zinxhirore ne shumicen e sektoreve te tjerë”, ka shkruar Rukiqi.

Sipas tij, rënia e fuqisë blerëse dhe problemet me likuiditet te bizneset janë pasoje direkte e paaftësisë së qeverisë.

Kjo renie e shitblerjeve te pronave, mes tjerash, eshte pasoje direkte e renies se fuqise blerese (ndikimi i rritjes te çmimeve te qytetaret) dhe krizes se likuiditetit (bizneset kane veshtiresi ne realizimin e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve). Renia e fuqise blerese dhe problemet me likuiditet tek bizneset, jane pasoje direkte e paaftesise se qeverise, per menaxhim te krizes me rritjen e çmimeve dhe per te implementuar politika dhe projekte publike (investimet kapitale nga buxheti). Nese vazhdon ky avaz te paaftesise dhe keqmeneaxhimit te parase publike (duke mos investuar), kolapsin ekonomik nuk e kemi larg”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të ngjashme