REL: Raporti i Progresit do t’u kërkojë Kosovës dhe Serbisë zbatim urgjent të marrëveshjeve
Radio Evropa e Lirë raportoi për raportet përkatëse të Komisionit Evropian për Kosovën dhe Serbinë që priten të miratohen në fund të këtij muaji do t’u kërkojë dy shteteve “zbatim urgjent” të marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve të arritura në Bruksel.
Ndër pikat kyçe që konsiderohen si bllokuese të normalizimit të marrëdhënieve është mos-adresimit të Serbisë sulmit paraushtarak dhe terrorist të Banjskës si dhe refuzimi i Kosovës për të proceduar me draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.
“Procesi i normalizimit [të marrëdhënieve] vazhdon të ndikohet nga mungesa e hapave të mjaftueshëm nga ana e Serbisë për të siguruar përgjegjësi dhe për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet e dhunshme nga serbët e armatosur të Kosovës ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, 2023, në Banjskë, që ishin përshkallëzimi më i rëndë në vitet e fundit”, thuhet në këtë draft-dokument që e ka parë REL.